Hapja e ambasadave, foto të rralla të fëmijëve shqiptarë brenda tyre

Ish-drejtori i arkivit te Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka ndarë disa foto të rralla në Facebook, në kujtim të 2 korrikut të vitit 1990, kur me hapjen e ambasadave shumë shqiptarë lanë masivisht vendin.

Në kujtim të 2 korrikut 1990, ditës … … kujtim të 2 korrikut 1990, ditës së ambasadave

Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe. Numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindërit ka qenë i madh. Ndoshta ka qenë një lloj instinkti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre.
Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur munda t’i ruaj.
, shkruan Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *