Ish-kryeministri Pandeli Majko e ka kujtuar në një menyre te veçantë ditën e Lirisë së Kosovës:
Sot, Dita e Lirisë së Kosovës, (12 qershor 1999 – 12 qershor 2016) kur hyrja e trupave të NATO-s zyrtarizoi clirimin e vendit.
Po e kujtoj me foton e Ferdonije Qerkezit nga Gjakova e cila rri e ulur në tavolinë e vetme me 5 pjata me gjellë të cilat janë vendosur për të përkujtuar bashkëshortin dhe 4 djemtë që forcat serbe vranë në Luftën e Kosovës.
I përjetshëm kujtimi i atyre që humbën jetën. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!