Nga Spaçi i ferrit tek Spaçi i Skrapit! Për herë të parë materiale të Arkivit të Ministrisë së Brendshme dalin në dritë për të dëshmuar se si organizohej burgu i Spaçit, cila ishte skema e organizimit, dokumente që dëshmojnë mbi përditshmërinë e burgut, tentativa dhe arratisje të të dënuarve politike si dhe trajtimi që sistemi i bënte nëpunësve të tij. Instituti Studimeve Politike sot më 23 maj, përkujton 43-vjetorit të revoltës së Spaçit duke çelur ekspozitën “Lugina e Qëndresës”.
Kjo ekspozitë mbart disa risi sa i takon formës së paraqitjes dhe përmbajtjes së materialit. Informacioni përcillet edhe në formë muzeale online dhe nga sot çdokush do të ketë mundësi që të marrë informacion të detajuar duke klikuar ëëë.luginaeqëndresës.al. Forma e dhënies së informacionit i është përshtatur mënyrës së organizimit të një “MUZEU REAL”, duke u organizuar në galeri, dëshmi vizuale dhe dizajn të kuruar.
Informacioni që përmban kjo galeri është një risi më vehte, pasi për herë të parë materiale të Arkivit të Ministrisë së Brendshme dalin në dritë për të dëshmuar se si organizohej burgu i Spaçit, cila ishte skema ë organizimit të burgut, dokumenta që dëshmojnë mbi përditshmërinë e burgut të Spaçit, tentativa dhe arratisje të të dënuarve politike si dhe trajtimi që sistemi i bënte nëpunësve të tij.
Gjithashtu për herë të parë vjen edhe revolta 3 ditorë e Spaçit, e organizuar 21-23 Maj 1973 në nëpërmjet një videoje të animuar 5-minutëshe. Kuratori i ekspozitës, Migen Qiraxhi theksoi se ky material vjen për brezin e ri. Informimi dhe njohja e të kaluarës është një detyrim moral dhe qytetar për të gjithë ne, jo vetëm për të mos lejuar që e shkuara të përsëritet por edhe për të njohur ashpërsinë e një sistemi diktatorial theksoi ai. Ky projekt u realizua nga Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Prezantimi u bë sot te libraria Tirana Times.
Rregullat
Me rregulloren e brendshme të dënuarit duhet:
-Të punojnë dh etë realizojnë normat
-Te mos dhurojnë e të mos këmbejnë sende mes tyre
-Të mblidhen menjëherë në taracë me thirrjen e sinjalit
-Të mos kalojnë nga dhomë në tjetrën kur pushojnë
-Ndalohet ngrënia e ushqimit jashtë mencës
-ndalohet të fishkëllejnë
-Ndalohet të këndojnë e të argëtohen
-Çdo i dënuar është i detyruar të marrë pjesë në punimet politike e leximin e shtypit
Disa nga torturat më të tmerrshme që ushtroheshin ndaj të dënuarve ishin:
• Rrahje me dru deri sa te bëhen palgë dhe të bjerë mishi.
• Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru
• Elektrik në veshë
• Futje e kripës në mish
• Lagia me ujë të ftohtë
• Lënia pa bukë deri në vdekje
• Jeleku i forcës