Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa ka deklaruar se Koço Kokëdhima synon të marrë në administrim kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo.
Duke iu referuar udhëzimit të Ministrisë së Kulturës të muajit tetor bërë publik në mars, aludimet e opozitës janë se qëllimi ka të bëjë me Kokëdhimën.
Deklarata e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa thotë se “Edi Rama gjatë një vizite dy ditore në Jug të vendit, thotë deklarata duke shtuar se “ajo ka vetëm një kuptim; Si të pasurohet më shumë Koço Kokëdhima”.
“Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos dhe kjo është arsyeja pse Ministria e Kulturës vendosi t’i japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore”, -thotë ndër të tjera Zhupa, së cilës siç duket nuk ia ka shpjeguar njeri se ky vendim është marrë nga qeveria Berisha. Duke ia deleguar Porto Palermon Kokëdhimës, duket se PD po kërkon të fitojë pikë politike me objektet e trashëgimisë, të cilat gjatë qeverisjes së saj, i ka lënë në mëshirë të fatit.
Kohët e fundit, studiues të ndryshëm dhe personalitete në fushën e trashëgimisë, herë me zë e herë pa zë publik, deklaruan se janë kundër udhëzimit të MK, për rijetëzimin e Monumenteve të Trashëgimisë duke i dhënë ato me qera.
Eksperienca deri tani ka deklaruar se objekte të tilla, si kala të ndryshme pasi janë administruar privatisht kanë humbur gati çdo gjurmë historike, duke u njohur thjesht si restorante.