“Vrap për autizmin”, por prindër si Edmond Tupja thonë: Kush do të kujdeset për tim bir kur unë mos të jem?! ( VIDEO)

Nga Jonida Hitoveizi

Album i brengës më të thellë. Kështu e ka quajtur Edmond Tupja shqetësimin e tij të pambarimtë, sjellë përmes një libri me poezi që ia kushton birit të tij, Gesit, i cili është autik.

Më fal Gesi im i çmuar
Që mjerisht nuk arrita dot
Pas ëndërrës sime të praruar
Të të ndërtoja krejt të plotë

Këto janë vargjet që shprehin ndoshta gjithë dëshpërimin, revoltën dhe përse-të e një babai si Tupja, i cili tanimë, të vetmen fuqi për dhimbjen e tij ka letërsinë.
Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur thotë se, edhe është ndjerë në faj pse Gesin e tij nuk mundi ta krijonte dot të plotë ndoshta edhe për faj të geneve, ashtu siç pretendon një ndër teoritë mjekësore.

Megjithatë ky “mundim” duke i mësuar të birit përditë dashurinë, ishte si të mendoje Sizifin e lumtur, thotë ai edhe pse nuk arriti dot ta shihte të zotin e vetes, t’ia dilte mbanë.

Poezitë, të cilat kanë dalë nga shpirti, nga netë të gjata pa gjumë, nga sy që qajnë teksa brengosen kur ndeshin lodrat e braktisura nga i biri, i cili s’ka interes për asgjë në këtë botë, përshkohen nga frika e një braktisje më të madhe, e ikjes së fundit, ajo të cilën Gesi as nuk e kupton dot. Vdekja është frika më e madhe e tij. Me kë do ta lërë Gesin!

Në intervistën për tema Tv, Tupja pohon se po frika e ka frenuar për t’i dhuruar Gesit një motër apo vëlla më të vogël.

Profesori rrëfen se ndër momentet më të vështira të kujdesit për një fëmijë autik ka qenë periudha e adoleshencës, e cila ishte edhe më agresivja për shkak të ndryshimëve hormonale që ndodhin tek çdo njeri normal në atë moshë.

Pavarësisht dhimbjeve që përbëjnë brengën e tij të madhe, siç vet profesori pohon, ai sërish beson se ndoshta një ditë institucionet do të zgjohen dhe do të mundin të bëjnë diçka për këta fëmijë, të cilët veç prindërve të tyre nuk kanë asgjë dhe asnjë tjetër që të kujdeset për ta.

Poezitë e sjella në këtë album brengash e frike, por edhe force e dashurie, janë himni i dhimbjes së një prindi, i dorëzimit të tij… “ Tani e kuptoj vetvetiu, sa pak vlen njeriu sot, kur lë pas një fëmijë jetim, pa të ardhme si Gesi im”, shkruan Tupja.( E risjellë pas botimit tek TemA dhe Tema  Tv)</strong>

– See more at: http://www.tematv.al/video/SmMkAI4Dtoktioa0xodl#sthash.kLLXCsAA.dpuf
– See more at: http://www.tematv.al/video/SmMkAI4Dtoktioa0xodl#sthash.kLLXCsAA.dpuf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *