“Lufta e kotë”-Monumentet me qira, qeveria Rama “ngjall” projektin e qeverisë Berisha

Tre vjet pasi qeveria “Berisha” propozoi dhënien me qira të monumenteve të kulturës, duke hasur kundërshtime të forta qeveria “Rama” e rikthen atë. Në vitin 2013, Partia Socialiste, atëherë në opozitë, e kundërshtoi fuqimisht idenë si të papërshtatshme për Shqipërinë. Kjo pasi shembujt e dhene deri ne ate kohe si kalaja e Lëkurësit, a Petrelës paten treguar se dhenia me qira qe e demshme pasi shteti nuk mundet me te nderhyje pasi privati e merr monumentin ne perdotim.
Lezha, pra kalaja u be kale beteje, pasi do të ishte e para nga 40 monumente që do i nënshtroheshin ‘projektit!
Në muajin tetor 2015, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka firmosur një udhëzim, që është botuar në Fletoren Zyrtare, më 17 mars! Vendimi zyrtarisht nuk eshte konsultuar me specialiste te Trashegimise, dhe do gjeje kundershtim te forte nga Forumi i Trashegimise, i cilj edhe ne vitin 2013 e pat kundershtuar.
Partneriteti publik-privat tashmë ka përfshirë edhe pasuritë kombëtare. Ne udhezim thuhet se “si përjashtim prej rregullave të përgjithshme të koncesioneve dhe partneritetit-publik-privat, pasuria që përbën vlerë të trashëgimisë kulturore i kalon në përdorim personit juridik të krijuar për këtë qëllim”.

Afati i lidhjes së kontratës për çdo kërkesë i propozohet ministrit të Kulturës nga ana e Komisionit për Menaxhimin e Pasurive Kulturore, përpara lidhjes së kontratës në rastet e procedurave pa konkurrim apo fillimit të procedurave të konkurrimit.

Afatet janë si vijon: a) Për sipërfaqet deri 200 m˛, kohëzgjatja do të jetë nga 1 deri në 5 vite; b) Për sipërfaqet nga 200 m˛-500 m˛, kohëzgjatja do të jetë deri në 10 vjet; c) Për sipërfaqet mbi 500 m˛, kohëzgjatja e kontratës së qirasë do të jetë deri në 20 vite.

PhotoEditor-1458723802330

PhotoEditor-1458723769710

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *