Niko Kotherja, drejtor i Muzeut “Abc” në Korçë ka lajmëruar se pllaka e zhdukur, u gjet!
Në më pak se 15 orë nga ngritja e shqetësimit të heqjes së pllakatës përkujtimore në godinën e Mesonjëtores së Parë Shqipe të Vashave në Korçë, u sensibilizuan institucione, aktorë qëndrorë dhe lokale, media, intelektuale, Ministria e Kulturës e shtetit shqiptar, Forumi i Trashëgimise Kulturore, etj. Një sensibilizim që rrallëherë është parë në këto vitet e fundit. Dhe kjo tregon respektin dhe përkujdesjen ndaj trashëgimisë sonë kulturore. I gjithë rrjeti i kulturës në vend u ngrit në këtë mengjes i shqetësuar nga çka kishte ndodhur.
Me vjen mirë që në kaq pak orë ky informacion u bë pjesë e bisedave të shumë e shumë intelektualeve, e autoritetit ministror të kulturës, e gazetarëve. Lajmi i mire vjen, siç duket edhe në këto foto të shkrepura para pak minutash, që tabela e mermertë i ka shpëtuar vandalizmit dhe gjendet në oborrin e godinës. Pas këtij shqetesimi dhe sensibilizimi, ajo do të vendoset në vendin e saj këtë pasdite.