Hapet për inspektim Hamami i Krujës, reagimi zyrtar: Asnjë problem me infiltrimin e ujrave të shiut apo cënime të tjera të strukturës

FB_IMG_1455624885136

Reagimi zyrtar i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare

Dje, më datë 15.02.2016 , ora 12:00, Shoqata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij- Shqipëri” organizoi ditën e hapur për Hamamin e Krujës, ku ftuan çdokënd që këto ditë ka shfaqur shqetësime, kritika apo sugjerime, si dhe të gjithë ata që janë kurioz për mënyrën si është punuar, teknikën e ndjekur, kostot e projektit, etj…
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës mori pjesë duke inspektuar punimet e kryera nga shoqëria e licensuar në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës, e cila ka kryer zbatimin e projektit.
Bëjmë me dije se projekti për restaurimin e Hamamit të Vjetër në Kalanë e Krujës është miratuar me vendim nr.20, datë 10.05.2013 në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve.
Projekti i restaurimit të Hamamit të Krujës përbëhet nga dy faza:
1. Faza e parë ka të bëjë me restaurimin e objektit (Hamami Krujës)
2. Faza e dytë me realizimin e impjantit ngrohje-ftohje dhe atë hidrosanitar.
Nga inspektimi që kryem rezulton se restaurimi i Hamamit është bërë në përputhje me projektin e miratuar nga KKR dhe duam të informojmë se gjatë gjithë kësaj periudhe që ka pasur reshje shiu, nuk ka pasur asnjë pikim në ambjentet e brëndshme të hamamit nga çatia. Kolaudatori i cili është përfaqësues i IMK-së dhe specialist në fushën e trashëgimisë kulturore në fazën e kolaudimit të objektit ka lënë disa detyra teknike për të cilat shoqëria restuaruese ka marrë masat e nevojshme. Detyrat e lëna nga kolaudatori nuk kanë të bëjnë me infiltrimin e ujrave të shiut apo cënime të tjera të strukturës pasi kjo problematikë nuk ka ekzistuar.
Në këtë ditë të hapur për Hamamin e Krujës, përveç përfaqësuesve të Shoqatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij- Shqipëri” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, nuk pati grupe të tjera interesi të cilët kanë shprehur opinionet e tyre dhe shqetësimet lidhur me punimet restauruese në Hamamin e Krujës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *