Jahti i Mbretëreshës së Anglisë në Durrës.
Në shkurt të 1862 jahti mbretëror “Osborne” hyri në Limanin e Durrësit. Një port i vogël por piktoresk Otoman në brigjet shqiptare. Jahti kishte si mysafir të shquar Princin e Ëllsit me vonë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë. Princi i Kurorës, i biri i Mbretëreshës së famshme Viktoria, udhëtonte për katër muaj në Lindjen e Mesme si pjesë e edukimit të tij klasik. Itinerari i udhëtimit ishte perzgjedhur me shumë kujdes nga Mbretëresha dhe princi shoqërohej nga profesorë të historise antike, arkeologë të shquar dhe fotografi i Familjes Mbretërore Francis Bedford. Princi qëndroi vetëm disa ditë në Durrës ku shoqëruesit e tij u munduan ti tregonin rrënojat antike të një metropoli që dikur kishte një famë të madhe dhe ku emra të njohur të historisë kishin lënë gjurmët e tyre. Imagjinoni 152 vjet të shkuara megjithëse Durrësi otoman ishte një gjysem moçalishte rrënojat madhështore të së shkuares ndillnin kureshtjen e Mbreterëshes Viktoria dhe të gjithë shpurës së profesorëve klasikë anglez. Princi Eduard i cili kalëroi kodrave të Durresit shkroi në ditarin e tij mbi historinë e këtij qyteti të mbuluar nga heshtja e kohës, injoranca otomane dhe banorët që shkelnin mbi historinë, shkruan Auron Tare. Po sot? A do të ishte Durrësi një qytet ku cilido Mbret apo Mbretëreshë, profesorë apo fotograf, qytetar apo fshatar do të donte ti jepte edukimin klasik fëmijëve të vet?