Efektet mbrojtëse të vaksinave të ndryshme

“Ndjekja e duruar e fakteve dhe, më pas, kombinimi dhe krahasimi i kujdesshëm i tyre është puna e rëndë që na ka caktuar Krijuesi, nëse dëshirojmë të arrijmë njohurinë e sigurt.”
?? Cit.: Thomas Jefferson (Presidenti i Tretë i SHBA)
? Nën ndriçimin e fjalëve të urta të Z. Jefferson, për të njohur më në detaj efektet mbrojtëse të vaksinave të ndryshme duhet t’i krahasojmë ndërmjet tyre!
?? Është tejet e vështirë të gjenden studime që krahasojnë mes tyre katër vaksinat që përdorim në Shqipëri, prandaj merr vlerë të veçantë studimi i kryer nga institucionet e Mongolisë në bashkëpunim me ?? Universitetin Stanford (SHBA), rezultatet e të cilit u prepublikuan më 28 gusht 2021.
? U krahasuan mes tyre nivelet e antitrupave të arritura pas imunizimit të plotë me vaksinat:
? Pfizer/BioNTech
? AstraZeneca
? Sputnik V, dhe
? Sinopharm (vaksinë kineze me virus të inaktivizuar, e ngjashme me Sinovac).
? Pjesëmarrësit në katër grupet e studiuara u përzgjodhën të ngjashëm sipas gjinisë, moshës dhe kohës së kaluar pas vaksinimit. (Figurat S1 dhe S2)
? U analizuan antitrupat për të parë neutralizimin e 9 varianteve të ndryshme të SARS-CoV-2, duke përfshirë 4 variantet shqetësuese (VOC):
? Delta,
? Alfa,
? Beta, dhe
? Gamma.
? Rezultatet ishin të pritshme (Figura 1A):
? Pfizer/BioNTech nxiti aktivitetin më të fuqishëm të antitrupave ACE2-bllokues,
? AstraZeneca në ndjekje në vend të dytë,
? Sputnik V në ndjekje në vend të tretë, dhe
? Sinopharm paraqiti nivelet më të ulëta të aktivitetit.
? Klasifikimi qëndroi i njëjtë për të gjitha variantet e SARS-CoV-2, përfshirë Alfën dhe Deltën!
? Analiza dytësore:
? Mongolia ka vaksinuar 61.4% të popullatës adulte me dy doza dhe 6.3% me një dozë.
? Por, në 89.2% të të rriturve të vaksinuar është përdorur vaksina Sinopharm.
? Në qershor, Mongolia pati shumë infektime të reja edhe në persona të vaksinuar.
? Si rrjedhojë, u krye edhe studimi i 177 rasteve të infektuar pas vaksinimit me Sinopharm.
? Rezultati:
? 97.3% e infektimeve të personave të vaksinuar me Sinopharm kishte ndodhur nga varianti Alfa.
? Alfa shfaq shumë pak evazion ndaj vaksinave e prodhuara me variantin Wuhan-Hu1.
? Si rrjedhojë, autorët dalin në përfundimin se:
❗❗ INFEKSIONET E TË VAKSINUARVE NË MONGOLI JANË TË LIDHURA ME NIVELIN E ULËT TË ANTITRUPAVE PAS VAKSINIMIT ME SINOPHARM, DHE JO ME AFTËSINË E VARIANTIT ALFA PËR TA KAPËRCYER ATË.
? Përfundimet e autorëve: Krahasimi direkt i përgjigjeve të nxitura nga vaksinat me 9 variante të SARS-CoV-2 tregon ndryshime të theksuara ndërmjet secilës vaksinë, ku titrat e antitrupave dhe aktiviteti ACE-2 bllokues janë në:
? nivele relativisht të ulëta për vaksinat Sinopharm dhe Sputnik V,
? nivele të luhatshme për vaksinën AstraZeneca, dhe
? nivelet më të larta për vaksinën Pfizer/BioNTech.
❗ Në fund, autorët sugjerojnë VAKSINIMIN ME DOZË PËRFORCUESE, POTENCIALISHT ME TIPET E VAKSINAVE MË TË FUQISHME për të kontrolluar pandeminë COVID-19 në Mongoli dhe në botë.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *