Henrik BARIĆ (1888-1957)
Bariç, ishte gjuhëtar kroat, ballkanolog e albanolog. Ai pohon, se: “Ilirët e trakët kanë ardhur nga veriu i Europës”. Për prejardhjen e gjuhës shqipe ai e përkrah tezën trake dhe vë në dukje përkime të shqipes me rumanishten shkruan shkruan Flamur Gashi.
“Zbritja e indoevropianëve prej Veriut të Europës në Gadishullin Ballkanik ka ndodhur në periudhën e hershme parahistorike”.
“Në periudhën kur indoevropianët janë ngulur këtu, Gadishulli Ballkanik ka qënë i banuar prej një popullsie të vjetër” shënon Flamur Gashi.
Henrik Bariç ka bërë studime për historinë e gjuhës shqipe. Botoi disa vjet (1923-1926) revistën albanologjike “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju” (Arkivi lashtësisë i gjuhës dhe i etimotologjisë shqiptare”) shkruan Flamur Gashi.
Bariç ka shkruar dhe vepra të tjera, si: “Studime rumune-shqiptare”, 1919; “Në gjurmët e Ilirishtes” (1921), “Studime gjuhësore ilire” (1948), “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e gjuhës” (1954) etj.
Bariç, gjithashtu nuk e ndan gjuhën maqedonase nga ajo ilire shkruan Flamur Gashi.
“Ilirishtja është fisi më i afërt i maqedonishtes”. Duke iu referuar shumë linguistëve dhe historianëve ai pranon se ilirët dhe trakët kanë ardhur nga Veriu i Evropës…