Skënderbeu ishte ortodoks!
Pas deklaratës së parë që ka nxitur një valë debati, vjen edhe e dyta. Shkak për këtë bëhet me gjasë afërsia që kishte heroi si “Atlet i Krishtit” me Papën e Vatikanin.
Është tanimë studiuesi Ardit Bido dhe njëherësh drejtori i Arkivit të Shtetit që e pohon duke argumentuar rrethanat historike të heroit.
Deklarata e plotë e tij më poshtë:
Kam mbet jashtë bote
Shoh sot mediat online që janë “habitur” e “provokuar” që dikush ka thënë se Skënderbeu ka lindur ortodoks.
Skënderbeu ka lindur në një familje feudale të Dibrës, me prindër arbëror ortodoks të traditës sllavonishte. I ati ka dhuruar dy fshatra ne Manastirin e Hinlandarit, ku vdiq dhe vëllai i Skënderbeut.
Ky i fundit u martua me nje ortodokse me shumë gjasa ne Manastirin ortodoks shqiptar të Ardenicës.
Hipoteza e hedhur nga Noli se mund të ishte unit i ritit bizantin ka rënë me kohë.
Nuk ka dyshim se ai ka lindur ortodoks, u rrit mysliman, u rikthye në krishtërim në kohën e bashkimit të Kishave, gjatë Këshillit të Firences dhe ndaj edhe u shpall Kampion i Krishtit nga Papa, edhe kishte atë shpirtëror Zaharinë e prift, patriarkun e mëvonshëm, arbërin tjetër Shën Nifonin!✌️
Skënderbeu na përket të gjithëve, pavarësisht feve. Fakti historik që ka lindur ortodoks, është rritur mysliman e ka vijuar jetën si i krishterë, krah Papës e Patriarkut njëherazi, veç e forcon figurën e tij mbarëkombëtare pa dallime.?
Mirëpo, të shihet kjo si përçarje, e jo bashkim, është e pavendtë dhe jo në dobinë tonë kombëtare.☹️