“Vëjen me e thashunë shqip” se me 5 janar 1555, si sot 463 vjet më parë, dom Gjon Buzuku na njofton se e kreu Mesharin e tij, dhe librin tonë të parë (a së paku atë që njohim deri më sot si të parë). Pas shumë pëpjekjesh nga pararendës si Gazulli, Rrota etj, Meshari erdhi për shqiptarët (me transkriptim e transliterim) pas një pune 10-vjeçare nga Eqrem Çabej vëren Shtëpia Botuese Çabej.
Dikush mund të pyesë: pse gjithë ky mundim ndër shekuj për një libër? Përgjigjen mund ta gjejmë te vetë Buzuku: “En së dashtunit botës sanë” që don të thotë: “Për dashuri të vendit tonë”.
Shqiptarët shpesh kanë gjuhën për atdhe, ndaj dhe faqet e Mesharit, këtij të pari libër, janë strehë për ne.
*Mesharin e gjeni në çdo librari, mund ta porositni dhe në faqen e Shtëpisë Botuese Çabej.