Presidenti i Akademisë Europiane, një letër për Shqipërinë

Presidenti i ALLEAs (Rrjetit te Akademive Europiane të Shkencave), Prof. Gunter Stock, përshëndet Akademinë e të Rinjve të Shqipërisë

Përmes një letre, ai falenderon për ftesën dhe mandej, ndalet në rëndësinë e kësaj Akademie.

Të nderuar kolegë,

Ju faleminderit shumë për ftesën tuaj për t’u bashkuar me ju në konferencën tuaj të parë në 4 Dhjetor, ku për fat të keq e pata të pamundur të merrja pjesë.

Sidoqoftë, dëshiroja t’ju shkruaj dhe t’ju përgëzoj për këtë arritje dhe ta inkurajoj punën tuaj.

Akademitë tona në të gjithë Evropën përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kontributi i akademive përkatëse të të rinjve. Krijimi i kushteve për kërkuesit e rinj për t’u lidhur me një mënyrë ndërdisiplinore, është me rëndësi për të arritur sisteme të forta shkencore me rezultate të konsiderueshme. ALLEA shpesh përfiton nga ekspertiza e akademikëve nga akademitë e të rinjve, pikërisht për pikëpamjet unike të tyre. Ne do të ishim të kënaqur të koordinojmë dhe lehtësojmë shkëmbimet me akademi të tjera të të rinjve, nëse dëshironi.

Prandaj, përgëzoj nismën tuaj dhe ju uroj më të mirën në të ardhmen.

Me respekt
Günter Stock
President i ALLEAs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *