Zbardhen procedurat, si të aplikoni për një botim shkencor

Një njoftim i rëndësishëm është shpërndarë sot nga Këshilli i Botimeve të Akademisë së Shkencave.

Mbështetur në “Rregulloren mbi kriteret për botim në Akademinë e Shkencave të RSh”, për të promovuar veprat e vërteta shkencore, Akademia e e Shkencave shpall nisjen e procesit të aplikimit për botimet shkencore 2018.
Njoftohet bashkësia shkencore brenda e jashtē vendit për të marrë pjesë në këtë proces konkurrues, duke respektuar kriteret e pëcaktuara për botimet shkencore sipas rregullores së mëposhtme..
Autorët duhet të kryejnë dorëzimin ie dorëshkrimeve pranë ASh-së.
Dosja e një botimi shkencor duhet të përmbajë këto dokumente, të cilat paraqiten në fillim të vitit:
• Kërkesën drejtuar Këshillit të Botimeve;
• Studimin shkencor në format PDF;
• 2 Recensa nga autoritete shkencore: njëri nga recensionuesit duhet të jetë anëtar i Akademisë;
• Deklaratën personale që vërteton se punimi është origjinal;
Në momentin e dorëzimit, autorët duhet të konfirmojnë me shkrim që studimi ose ndonjë studim i ngjashëm, nuk është duke u shqyrtuar ose nuk është pranuar diku tjetër. Nëse një kopje e dorëshkrimit është dorëzuar edhe diku tjetër, autorët duhet të dorëzojnë një kopje të tij, bashkëngjitur me dorëshkrimin e paraqitur në ASh. Oponentëve do t’u kërkohet të komentojnë, nëse ka mbivendosje mes aplikimeve të ngjashme.

Këshilli i Botimeve i Akademisë së Shkencave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *