Kënga nga e cila u shkëput ky titull është e njohur.
“Cili je ti more burrë- unë jam Ismail Qemali”.
Por, këtë herë titulli i kushtohet ambasadorit amerikan në Tiranë i cili ka pozuar me kostum kombëtar shqiptar në një rast të veçantë.
Javën e kaluar, Ambasada Amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë. Personeli i Ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez. Shihni fotot dhe na thoni nëse arrini dot të gjeni zonën të cilës i përkasin këto kostume, ose cili prej tyre është i preferuari juaj. (E drejta e fotove: Grace Medina)