1920/ Letra e Shqipërisë drejtuar kryeministrit francez: Ne kemi të drejtë…

LE PETIT PARISIEN (1920) / LETRA E DELEGACIONIT SHQIPTAR DREJTUAR KRYEMINISTRIT FRANCEZ: “SHQIPËRIA NUK MUND TË PRANOJË CËNIMIN E PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT TË SAJ.”

Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë
Delegacioni shqiptar, duke kërkuar të dëgjohet nga Këshilli i Lartë, i dërgoi Z. Clemenceau letrën e mëposhtme:

 

“Sipas disa komunikimeve, Fuqitë Aleate, për të arritur një kompromis mbi mosmarrëveshjen midis italianëve dhe jugosllavëve, do t’u lejojnë atyre zgjerimin e autoritetit mbi Shqipërinë Veriore deri në Drin.

 

Delegacioni shqiptar beson se e ka për detyrë të shprehë pikëllimin e thellë për vendimet që përputhen me parimin e kombësive ose të drejtën e popujve për vetëvendosje. Një popull i tërë, pas masave të tilla, ndahet dhe përdoret si monedhë shkëmbimi.

Shqipëria, e krijuar si shtet i pavarur në vitin 1913, neutral dhe i garantuar, e ka fituar tashmë këtë të drejtë dhe nuk mund të pranojë cënimin e pavarësisë dhe integritetit të saj pa protestuar. Italia nuk ka asnjë të drejtë tjetër legjitime në Vlorë dhe në brendësinë e saj, ashtu si forca e saj joproporcionale kundrejt Shqipërisë së vogël dhe të dobët; Greqia, ashtu si dhe Jugosllavia nuk kanë asnjë të drejtë mbi pjesët e tjera të territorit shqiptar.

 

Dhënia e mandatit mbi Shqipërinë, Italisë, apo ndonjë fuqie tjetër, është në kundërshtim me dispozitën e nenit 22 të Traktatit të Versajës. Ndërhyrja e fqinjëve të interesuar në punët shqiptare, do të ndikojë në pavarësinë e saj dhe është e sigurtë se ajo do të shkaktojë trazira në Ballkan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *