Nga Rexhep Rada
Nata e 31 tetorit po afrohet, është nata e fundit e Verës. Aktualisht njihet me emrin Halloween.
Realisht nuk është ajo festë makabre komerciale me kostume idiote që festohet në SHBA. Halloween ka një kuptim dhe orgjinë të veçantë.
Siç festohej dita e parë e verës në antikitet, dhe jemi dëshmitar që në Elbasan ka mbetur e gjallë në 14 Mars, ashtu kremtohej dhe nata e fundit e verës që ishte 31 tetori.
Keltët dhe romakët natën e fundit të verës sipas kalendarit të tyre festonin ardhjen e dimrit dhe të ftohtit, dhe njëkohësisht përkujtonin të vdekurit. Sidomos në veri të Europës, dimri lidhej shumë me paralizimin e jetës dhe vdekjes. Festimi i kësaj nate ishtë për ta si një forcë për të mposhtur frikën dhe dimrin që vinte përpara, dhe në të njëjtën kohë nderoheshin të gjithë shenjtët dhe të vdekurit.
Keltët e quanin natën “All Hallows’ Eve” “pra “Nata e të gjithë Shenjtëve”, që më vonë u transformua në Halloween.
Pra përzierja e mposhtjes së frikës dhe kujtimi i shpirtrave të vdekur e bënte këtë feste mjaft të rëndësishme për njerëzimin.
Simboli ishte rrepa dhe panxhari i kuq me të cilen lyheshin antikët për të simuluar gjakun dhe çarçafët e bardhë që jepnin idenë e shprtit të vdekur.
Rrënjët e forta që kishte nata e fundit e verës në Irlandë u transportuan dhe në SHBA.
Por komercializmi amerikan e ktheu totalisht në një festë kostumesh ordinere, dhe po i ndryshojnë dhe emer duke e thirrur “Sexy Halloween” rrepën e zëvendësuan me kungullin dhe fantazmat me “Jack O’lantern”
Dhe kuptohet lajmi me i rëndësishëm është si u (zh)vesh Kardashian.
Kuptohet që shqiptarët imitues morën pjesën më të shthurur të dehjes nëpër “party” plot “narcos” me maska të frikshme, pasi vetëm kështu mund të quhen perëndimore…
Gjithsesi miq!
Mirë se erdhët në dimër