Kristale Ivezaj Rama
Javën e kaluar, fillova të hulumtoj dhe të kërkoj informata të cilat deri më tani kanë qenë të fshehura nga publiku i gjërë….
Kërkesa zyrtare nga ana ime, dërguar Sigurimit- Agjensionit të Shërbimit Sekret, (të frikshëm e famëkeq në kohën e Komunizmit) për çasje në informata sekrete, paraqet hapin e parë që çdokush nga familja ime ka ndërmarr përsipër, për të zbardh fatin e stërgjyshes sime Rinës, një fshatare e thjeshtë nga Thethi, një Nënë e pesë fëmijëve, e dënuar me burg gjatë kohës së Komunizmit në Shqipëri.
Për pesë dekada, deri më 1991, më se 6000 shtetas Shqiptarë, janë privuar nga liria dhe dënuar me vdekje, nga agjentët e Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë. Mijëra të tjerë janë burgosur dhe torturuar në emër të ideologjisë shtetërore.
Për fatin e vërtetë të këtyre njerëzve nuk është ditur asgjë, përveq ndonjë thash e theme dhe supozim nga bashkëfshatarët ose ndonjë tregim zyrtar të paraqitur nga vet autoritetet shtetërore.
Të gjithë ata, të cilët kanë tentuar të gjejnë informata të mirëfillta per familjarët e tyre dhe të mësojnë më shumë për historinë dhe gjendjen e tyre gjatë viteve që ata kanë qenë të burgosur dhe të persekutuar nga shteti, nuk ju është lejuar një gjë e tillë, deri para dy viteve kur është formuar Agjensioni për Zbulimin e Dokumenteve sekrete të ish Sigurimit(AIDSSH), nën udhëheqjen e Gentiana Mara Sula.
Kur flasim per kampe përqëndrimi, kampe të vdekjes dhe burgje politike, në mendje menjëherë na vijnë Aushwitzi, Shark Island, Omarska në Bosnjë, Chawabuko e Pinochesë, kampet e vdekjes në Ruanda dhe Armeni. Asnjeherë nuk mendojmë dhe pothuajse nuk dijmë fare për Spaçin, Burrelin ose Qafë Barin.
Qytetet e Shkodrës, Burrelit, Durresit, Tiranës, Peshkopisë, Kukësit, Kavajës, Elbasanit, Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, mbanin në vehte gremina të vdekjes, në të cilat dërgoheshin intelektualë, udhëheqës fetarë si dhe përfaqësues të rezistences antikomuniste.
Vetëm në Tepelenë, 300 nxënës shkollor janë lënë të vdesin nga uria dhe janë varrosur në varreza të pa mbishkruara. (pa emer)!
Tash vonë, #AIDSSH në bashkpunim me familjarët e viktimave si dhe me qytetin e Tepelenës, kanë mbjellur 300 fidane, si monument simbolik i përjetshëm për ata fëmijë të vrarë, viktimat më tragjike të regjimit Komunist.
Edhe sot, në Shqipërinë paskomuniste, kudo shifen bunkeret si kujtime trishtuese të frikës dhe terrorit të ushtruar nga shteti. Ndërtesat e kampeve të përqëndrimit qëndrojnë si gërmadha të lëna pas dore, pa të dhëna për krimet e pa numërta çnjerëzore që janë bërë përbrenda atyre murreve, historinë e të cilave mund ta dijnë vetëm disa njerëz…
Duke mësuar sa më shumë për historinë e stërgjyshes sime, martires heroike të një regjmi terrorrizues, brutal Stalinist, unë, mbesa e të përndjekurve, do të mund të pranojë dhe të kuptojë historinë e copëtuar dhe shpeshherë tragjike të familjes sime.
Ky po ashtu do të jetë fillimi i një projekti tim jetësor, për përmbledhjen e tregimeve e të mbijetuarve të këtyre krimeve në gjuhën angleze.
Ç’do kush që është i/e interesuar të mësojë më shumë për këtë çështje, mund të dërgojë kërkesë për të dhëna tek agjencioni i lartëpërmendur.
Kërkesës time më është dashur t’ia bashkangjes disa çertifikata të lindjes (timen, të nënës sime, të gjyshit) si dhe çertifikatën e martesës së prindërve të mi në mënyrë që të vërtetoj lidhjen familjare me stërgjyshen time Rinën.
Të gjithë këtë e kam bërë me shpresë që të kuptoj më shumë për arsyet që qëndrojnë mbrapa burgosjes së padrejtë të gjyshes sime si dhe të kem një pasqyrë të jetës së saj të përditshme me gjithë çka e detyruan të bënte dhe vuajtjet që i përjetoi deri në vdekje më 1991, kjo grua që e imagjinoj të ketë qenë trimëreshë dhe bujare.
Nëse ju apo dikush që njihni ka përjetuar një gjë të ngjajshme si kjo, ju inkurajoj që të kontaktoni:
info@autoritetidosjeve.gov.al
Gjithashtu, ju kisha lutur qe t’i ndani tregimet e juaja me mua ??- Në shenjë kujdesi dhe respekti ndaj atyre që kanë pa ferrin me sy në këtë botë, të punojmë së bashku për një përkujtim të sinqertë e të shumë merituar të tyre, duke u’a bërë të mundur që t’i zbardhin tregimet e tyre, e ato të bëhen të njohura jo vetëm për publikun Shqipëtar por edhe atë nderkombetar.
E gjithë ajo që njerëzit dijnë për këtë perudhë të errët të historisë Shqipëtare, bazohet në tregimet e të mbijetuarve.
Vetëm duke i përkujtuar dhe nderuar njerëzit nga e kaluara jonë, mund të jetojmë të qetë në të #tashmen.