Duken si fisnikë të qëmotshëm që jetonin diku në një cep të harruar Europe duke sjellë aty pak prej qendrës së saj.
Janë një çift i paharrueshëm Cilka-Stefanova për Tiranën e asaj kohe kur ende shiteshin kinina e udhët e pashtruara patrulloheshin nga xhandarët.
AMARCORD-i i kryeministrit Edi Rama i kushtohet sot atyre si më poshtë.
Na ishte njëherë Perëndimi…
Tirana, qyteti ku rreh zemra e mbarë shqiptarisë dhe ku sublimohen të gjitha talentet dhe virtutet e njerëzve tanë, nga të gjitha krahinat e më gjerë, nuk mund të mos kujtojë sot shqiptarkën me origjinë bullgare Katarina Stefanova, bashkëshorten e patriotit të madh, Gregor Cilka, e cila mbylli sytë më 22 qershor 1953 në Tiranë.
Pas një jete të vështirë, dy herë dedikuar Shqipërisë, prej martesës dhe prej angazhimit në lëvizjen kombëtare si mësuese e shqipes, ajo do të shquhet si drejtuesja e të parit maternitet të Tiranës dhe si një prej kryesueseve të Kryqit të kuq shqiptar