Mohenjo Daro është i kërcënuar nga temperaturat e larta në Luginën Indus. Siti arkeologjik kërcënohet po ashtu edhe nga turistët e terroristët
Arkeologët po përpiqen të shpëtojnë gjurmët e një qyteti thuajse 5,000-vjeçar në Pakistan duke e varrosur përsëri.
Qyteti i varrosur, i njohur si Mohenjo Daro ose “kasapi i të vdekurve”, u zbulua së pari në vitin 1920 nga një oficer në Sondazhin Arkeologjik të Indisë në vendin që tani njihet si Sindh, Pakistan.
Gjatë 50 viteve që pasuan, gërmimet nxorën në dritë një qytet të plotë të epokës së Bronzit: me një rrjet të pasur rrugësh dhe një sistem të sofistikuar kullim, i cili përfshinte edhe tualetet.
Qyteti ishte pjesë e qytetërimit Harapan që arriti kulmin e tij rreth 2500 para Krishtit dhe përfundoi duke u shkatërruar rreth vitit 1900 para Krishtit.
Askush nuk e di pse qytetërimi harapan u zhduk, megjithëse teoritë për zhdukjen e tij kanë përfshirë edhe një pushtim arian apo kushtet atmosferike që kanë çuar në katastrofa, siç mund të jetë thatësira, shkruan Pasqyre.al sipas The Indipendent.
Shkencëtarët tani kanë frikë nga efektet që mund të kete nxehtësia e madhe mbi sitin arkeologjik në Luginën Indus.
Dr. Michael Jansen, një studiues gjerman që punon aty, i tha agjencisë France Presse se rajoni është duke u përballur me “stres të jashtëzakonshëm” temperaturat që mund të arrijnë në 46 gradë në verë.
Vendi gjithashtu kërcënohet edhe nga kripa e ujërave nëntokësore.(Pasqyre.al- The Indipendent )