Liqeni, ish-Kombinati tekstil e Fasadat e Tiranës, një takim për arkitekturën

Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me The Graduate School of Design, Harvard University, këtë vit organizon një workshop për studentët e Arkitekturës dhe Dizajnit për qytetin e Tiranës.

Workshopi prek tre zona të rëndësishme të Tiranës, të cilat janë:
⦁ Zona poshtë digës, Parku Kombëtar i Liqenit Artificial
⦁ Zona ish industriale, Ish-Kombinati Tekstil
⦁ Fasadat e Tiranës

Këto zona do të studiohen nga grupet përkatës, të cilët më pas do të realizojnë një projekt ide. Workshopi do të organiohet pranë Bashkisë Tiranë.
Secili prej grupeve do të përfaqësohet nga:
⦁ 1 student nga The Graduate School of Design, Harvard University
⦁ 1 student nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
⦁ 1 student nga Polis University
⦁ 1 student nga Epoka University
⦁ 1 Junior Architect nga Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë

Pesë përfaqësuesit e grupeve do të punojnë intensivisht për një periudhe kohore 10-12 javë, për të arritur në një produkt final i cili do të jetë koherent me nevojat e qytetit dhe i implementueshëm.

Workshopi do të zhvillohet sipas tre fazave:
⦁ Në 8-9 Qershor do të zhvillohet takimi i parë i grupeve të punës (Java e parë) dhe në 12 Qershor një event në ambjentet e Piramidës, ku ekspozohet ky bashkëpunim dhe temat që do të marrin në studim grupet e krijuara.
⦁ Në 7 Korrik (Java e pestë) do të organizohet një Dëgjesë Publike Teknike me Grupet e punës.
⦁ Në 27 Korrik (Java e tetë) do të paraqitet prezantimi final i propozuar nga grupet e krijuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *