Tashme dihet se nga objektet personale te Skenderbeut ne ditet tona kane arritur vetem dy shpata, nje perkrenare dhe nje liber uratash. Tre te parat ndodhen ne Muzeun Historik te Artit (Kunschistorisches Muzeum), ne Vjene kurse libri i uratave ne fondet e Shtepise Botuese “Shelley House” ne Celsi, Londer.
(Sipas shkrimeve nga Prof. Kristo Frasheri)
Nder objektet e Vjenes perkrenarja eshte e njohur nga te gjithe. Eshte punuar me metal te bardhe me nje rrip (ruban) te lare ne ar. Ne maje te saj eshte vendosur nje koke dhie me brire punuar ne bronx, e lare gjithashtu ne ar. Ne pjesen e poshtme te saj, ka rreth e rrotull nje rrip bakri me nje mbishkrim prej gjashte rrokjesh, te ndare midis tyre me rozeta: IN * PE * RA * TO * RE * BT, qe do te thote: Jhezus Nazarenus * Principi Emathiae * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit te bekon ty Skenderbej, princ i Matit, Mbret i Shqiperise, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Qe kjo perkrenare i takon Heroit, deri sot askush nuk e ka vene ne dyshim, me perjashtim te rripit prej bakri me gjashte monogramet, i cili duket se eshte vene me vone nga pasardhesit e Heroit, ndoshta duke menduar se me shtimin e titujve do t’ia rritnin atij vleren. Ne te vertete Skenderbeu nuk ka mbajtur asnje nga keto tituj (as princ i Matit, as Mbret i Shqiperise, as Mbret i Epirit), por vetem ne fillim Zot i Dibres dhe i Matit, me pas Zot i Krujes dhe me ne fund, zot i Shqiperise (Dominus Albaniae).
Dy shpatat qe ndodhen ne Vjene jane te ndryshme nga pikepamja tipologjike. Njera, e gjate (121 cm) me trup pjeserisht te harkuar, peshon 3.2 kg, tjetra e shkurter (85 cm) dhe me trup te drejte, peshon 1.3 kg.
Deri disa kohe me pare askush nuk kishte shfaqur dyshime se armet qe ndodhen ne Muzeun e Vjenes nuk jane te Skenderbeut. Por ja, qe tani doli nje historian i ri, me emrin Dritan Egro, i diplomuar ne Turqi si historian i Perandorise Osmane, te cilin Instituti i Historise, Tirane, e dergoi ne Vjene per te zgjeruar njohurite tona mbi keto objekte te vetme, qe kemi trasheguar nga Heroi. Ne perfundim te kesaj “ekspedite” ne prisnim qe ai te na sillte si “dhurate” per jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit nje punim me njoftime me te plota rreth ketyre tre objekteve, te cilat cdo shqiptar i nderon dhe i adhuron si relike te shenjta. Por, ai na fton te heqim dore nga dy shpatat e Heroit, pasi as njera, as tjetra, nuk qenkan armet e mirefillta te Skenderbeut. Nuk ka dyshim se ky njoftim e ka cuditur opinionin publik shqiptar, i cili pret nga dita ne dite te vijne nga Vjena objektet e Heroit- qe te qendrojne ketu disa jave ose muaj per t’i pare nga afer me sy, per t’i nderuar dhe per t’u perulur para tyre. Sigurisht qe e verteta historike duhet te triumfoje ndaj legjendave, kur ato nuk kane fare baze dokumentare dhe kur ato prishin pune, ndonese mund te mbyllet nje sy kur ato nuk jane plotesisht te dokumentuara dhe kane nje permbajtje te thelle simbolike. Perkundrazi, per dy shpatat e Skenderbeut, sikurse do te shihet me poshte, nuk mungojne burimet dokumentare qe deshmojne se ato i perkasin Heroit. Por historin i ri, nga i cili deri sot nuk kemi lexuar asgje, eshte ngutur shume. Ne ato qe shkruan ai tregon se ne trajten e vet nuk ka argumente qe te na bindin, por ka vetem shushka qe nxjerrin tym. Une nuk di se cfare ka mesuar ky historian i ri ne universitetin turk per historine e Shqiperise. Di vetem se ne rradhen e historianeve turq, Skenderbeu nuk gezon simpati. Ketu nuk eshte vendi per te dhene shume shpjegime se si e trajtojne epopene 25 vjecare te shqiptareve te udhehequr nga Skenderbeu. Dihet se kronistet osmane i quajne shqiptaret e kohes se Skenderbeut kokeforte, te pafe, rebele te gatshem ne cdo kohe per te kundershuar me kryengritje rendin dhe ligjin, madje edhe si kryengritesa te nxitur kurdohere nga armiqte e Perandorise Osmane. Meqenese dielli i fitoreve te Skenderbeut nuk mund te mbulohet me shoshen e propagandes shterpe, historianet e sotem turq e trajtojne Heroin me sy tjeter. E para, se fitoret e Skenderbeut alias te shqiptareve ndaj dy sulltaneve te medhenj osmane, Muratit II dhe Mehmetit II, nuk kane qene kaq te medha sa c’i pershkruajne historianet evropiane dhe e dyta, se ne forcat ushtarake te Skenderbeut benin pjese kryesisht mercenare evropiane dhe aty-ketu pak shqiptare.