Patër Fishta në një imazh të 90 viteve më parë në Kuvendin e Fretënve që ai vetē projektoi

Imazhet e Fishtës nuk janë pakta, po secili prej tyre ka domethënien e  vet, si vargjet që shkroi e si veprat që na la.

Shpesh, e citojmë me vrullin e mallit, me peshën e fjalës, duke shprehur keqardhje se shpesh ka qenë parashikues për të sotmen që kalojme.

Dje e ka cituar kryeministri Rama, duke sjellē edhe nje imazh marubian, në të cilin i “paqtë” sa mund t’ia lejonte koha, Fishta shfaqet nē oborrin e Kuvendit të Fretënve në Shkodër, i projektuar nga vetë ai, mbasi ai figure e shumanshme, Fishta veçse mjeshtër i fjales diti të jetë edhe mjeshtër i arkitekturës.

 

AMARCORD

Tek sheh këtë foto të mrekullueshme të Pater Fishtës mes urtësisë së gjelbërimit pranveror, shkrepur si sot 90 vite më parë, gjemon jashtë dritareve zhurma e zelotëve apo zelltarëve të dimrit demokratik, të cilët himnin kombëtar e përdorin si kushtrimin e fillimit të punës dikur në kooperativa dhe të cilëve prej kohësh françeskani i madh ua kishte parë hajrin…

“Flamuri kombtar nuk ka ç’ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem’ për Atdhe!
(…)
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…
A thue mos fola keq?… Po lypi t’falun,
Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n’zemër t’fryt m’e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s’don vendin,
A prej së tjerëve s’don me ia lshue rendin
A thue ai s’asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota… “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *