1933/Kur ndalohej me ligj ndërtimi i godinave shumëkatëshe në Tiranë

Më 1933 ishte viti kur ndalohej me ligj ndërtimi i godinave shumëkatëshe në Tiranë.
Kastriot Dervishi shkruan se me ligjin e miratuar më 10 maj 1933, ndalohej që në bulevardin “Zog I” në Tiranë, godinat e reja të ishin më shumë se 4 kate dhe më pak se dy kate.

“Në atë kohë nuk ekzistonte fare rreziku i ndërtimit të godinave me 10, 50 apo 100 kate, pasi Shqipëria nuk kishte asnjë mundësi të tillë”, shenon ai. Sipas ish dtejtorit te arkivit në Ministrinë e Brendshme,  shton se megjithatë, pushtetarët e asaj kohe ishin shumë herë më largpamës se ato ato të ditëve të sotme.

“Ata e dinin fare mirë se në të ardhmen zhvillimi do ta sillte një dëshirë të tillë dhe Tirana mund të përballej me rreziqe të tilla. Tirana rrezikohet të bëhet qytet i pabanueshëm nga ndërtimi i godinave shumëkatëshe që ke frikë t’u thuash edhe ‘kulla”.
Në këtë qytet, qytetari jeton mes të propagandës së përditshme sovjetike të sjellë nëpërmjet kasetave të gatshme që lidhen me mrekullinë e pushtetit me “lyerje çerdhesh“ e “linja autobusi” dhe mungesës së plotë të informacionit rreth krimit urbanistik që po vihet në jetë si “vendimet historike” të kongreseve dikur.
“Unë nuk besoj se kryebashkiakët p.sh. të Romës apo Barcelonës janë budallenj e nuk dinë të ndërtojnë gjerdane me kulla për qytetet e tyre. As nuk di që mençuria në këtë lloj “sporti” ngeli për në Shqipëri. Logjika e kryetarëve të bashkive të vendeve perëndimore, është e njëjtë me atë të ligjvënësve shqiptarë të viteve ’30”,- thotë Dervishi.

Për këtë arsye, ai sjell një paralele historike, ligjin për mënyrën e ndërtimit të ndërtesave dhe sistemimit e zonës që dikur quhej “Tirana e vjetër”.
Ligji në fjalë përbëhet nga 32 nene, por ai bën të njohura 8 të parat e tij. Vini re nenin 5 për lartësinë e kateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *