Dokumenti/ Formohet qeveria e re, kryeministri njofton bashkitë

Si sot 113 vite më parë, më 18 mars 1914, u krye formimi i qeverisë së Turhan Pashë Përmetit.
Kemi Princ Vidin që ngarkon Turhan Pashë Përmetin me këtë detyrë dhe ai si kryeministër, jo vetëm formon qeverinë, por edhe njofton “Përlimtaret”- bashkitë për qeverinë e re.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell dy dokumente, ndërsa specialist e arkivisti Sokol Çunga sqaron se çfarë përmbajnë ato.

[Pas ardhjes së tij në Shqipëri, Mbreti Ëilhelm Ëied ngarkoi Turhan Pashë Përmetin për formimin e qeverisë së Shqipërisë. Qeveria u formua më 18 mars 1914. Kryeministër i saj ishte Turhan Pashë Përmeti, dhe përbëhej nga emra të njohur të politikës së kohës, të emëruar në postet e ministrave. Lajmin e formimit të qeverisë Kryeministri ua komunikon gjithë lokaliteteve që ndodheshin nën qeverisjen e tij. Në dokumentet bashkangjitur paraqesim lajmërimin që Kryeministri i dërgon Përlimtares (Bashkisë) së Shkodrës, dhe përgjigjen e Kryetarit të Bashkisë. Foto: AQSh.] received_10155338476467044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *