FOTO E RRALLE/ Kur Ndre Mjeda përcillte të vëllanë për në banesën e fundit

 

Ndonëse Dom Ndre Mjeda është më i njohuri, ai ka ndarë me vëllanë e tij- që në hierarkinë e Kishës, mbante detyre më të lartë, ishte arqipeshkv- shumëçka.
Dom Artur Jaku, famullitar I katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, zbulon një foto të rrallë, duke e sqaruar më poshtë edhe atë që fotoja shfaq: Shkodra hijerandë në historinë e vet, diti me nderu me madhështinë e të pangjashmes herë, figurën polientrike të Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Lazeë Mjedës.
Në ditë mortit si kjo në këtë foto në oborrin e Katedrales, Imzoti i shtrirë në shtratin e vdekjes, kjahet me lotët e lutjes së mrame, shpirti i pastërt e i pashoq i Mjedës.
E ndjeku kudo në tokësoren, vëlla në gjak edhe në meshtari, dom Ndre Mjeda i qëndron tek kryti, i kaplum në mendime, duke shoshitur në zemër edhe këtë kujtim.
Së bashku kishin formu shoqërinë “Agimi”, hapur sa e sa shkolla, lëvru shqipen në të pavdekshmet poezi e këngë, timonier të kishës e të kulturës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *