Fundi i Belle Epoque, një konteshë austriake, rrugëve të Shqipërisë me makinë të hapur në vitet 1930! Edhe sot, kjo do të bënte përshtypje.
Artan Lame, studiues, lajmëron se Marion Grafin Donhoff (1909-2002), ka pa qenë një konteshë austriake, nga ato gratë energjike, të mbetura pa qëllim pas fundit të “belle epoque”, që vinin vërdallë nëpër skutat e Evropës për të gjetur emocion. Ai shkruan se në vitin 1936, bashkë me një shoqen e saj, bën një udhëtim me makinë nëpër Shqipëri, duke u bërë një prej sensacioneve më të forta të kohës. “Dy femra, vajza të reja, që udhëtonin me veturë të hapur -gjëja më moderne e kohës-, udhëve të zhavorta të Shqipërisë post’osmane.
Ngjan si temë për film.
Në foto, Marion e fotografuar nga shoqja e vet, në një nga kthesat e Qafë Krrabës. Kjo foto që ka shërbyer edhe si kopertinë për librin e kujtimeve të saj, është një prej më të bukurave. E mbushur plot kontraste, kontradikta e trishtim, mes vajzës së re që sheh për së larti dhe plakut shqiptar të ngrirë përdhe në të shkuarën e vet”- thotë studiuesi Artan Lame.