Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton 92- vjetorin e Kongresi i Lushnjes .Kongresi i Lushnjes filloi më datë 21 dhe i përfundoi punimet më 31 janar të vitit 1920.
Drejtoria e Arkivave nxjerr në pah proces -verbalet e mbledhjes së ditë së fundit të Kongresit.
Kongresi i Lushnjës hapi punimet në 23 janar të vitit 1920 , në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Ky kongres mbarëshqiptar zgjodhi Kryeministër Sulejman Delvinën.
Në atë situatë dhe në ato rrethana, u përgatit mbajtja e një Kongresi Kombëtar, i cili u realizua duke u bërë realitet në qytetin e Lushnjes më 23 janar të vitit 1920-të.
Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria.
Qëllimi i të cilëve ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Në ditën e fundit të punimeve.
Kongresi emëroi kabinetin e qeverisë, me Kryeministër Sulejman Delvinën, si dhe zgjodhi anëtarët e Senatit. Në foto: proces-verbalet e mbledhjeve të datës 31 janar.