Vrasja e Sali Nivicës, labi i madh që aq shume e deshi Shqipërinë dhe Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar në rubrikën e tij të kulturës, vrasjen e Sali Nivicës më 10 janar 1920, publicist e atdhetar. Rama shkruan se Nivica mbetet gjithnjë në po atë majë të lartë atdhetarie që ishte kur dha jetën për të drejtat e dinjitetin kombëtar.

AMARCORD

Qëndresa e shqiptarëve kundrejt atyre që janë mësuar të rreken t’u nëpërkëmbin të drejtat e dinjitetin, mbase ka vonuar po s’ka harruar asnjëherë, sepse është mishëruar nga patriotë të vendosur.

Të jesh njeri i madh, shkruan Shekspiri, është të luftosh për një çështje të madhe.

I tillë ishte Sali Nivica, vrarë nga armiqtë e shqiptarëve me 10 janar 1920.

Sali Nivica, themelues i Qarkut Letrar te Stambollit, i Komisisë letrare dhe i Komitetit Kombëtar të Kosovës, mbetet gjithnjë në po atë majë të lartë atdhetarie që ishte kur dha jetën për të drejtat e dinjitetin kombëtar.

I përjetshëm kujtimi i labit të madh që aq shume e deshi Shqiperinë dhe Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *