Përvjetori i ndarjes nga jeta tê Faik Konicës, që ne e kemi fort përzemër nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e kryeministrit.
Edi Rama ka shkruar sonte për të duke sjellë në vëmendje natyrën e vështirë e mendjen e lartë te ish-ministrit shqiptar në SHBA, i njohur edhe si enciklopedia lëvizëse.
AMARCORD
“Mbetem me kthiellsi, Faik Konitza”, shkruar me vetë dorën e publicistit e diplomatit të madh, mund të jetë ndoshta dhe epitafi më i përsosur që Historia dhe mirënjohja publike mund të kishin gdhendur mbi lapidarin e varrit në të cilin ai prehet, qyshse mbylli sytë, më 15 dhjetor 1942.
Pasionant dhe sipas tij deri diku i pagabueshëm, Faik beu kishte shumë huqe jo fort të admirueshme, por një virtyt e kishte të përkorë, pa përmendur talentin e penës: Përçmimin për levantinët e karanxhollët e pagdhendur që për një pjatë thjerrëza pushteti, janë gati të shesin për hiçgjë dinjitetin dhe të ardhmen europiane të këtij vendi.
Le të vendosim nesër me mendje dhe zemër një lule mbi varrin e tij, që siç e pat shkruar aq me përdëllim në testamentin që la, ndodhet në Tiranë, në kodrat e liqenit, krahas varrëve të vëllezërve Frashëri, me të cilët nëse bota e përtejme ekziston me siguri s’pushon së bëri polemike e shamatë si në kohërat e djalërise 🙂