Historia e një vule të 1920-ës

Nga Frederik Stamati
Është vula e Klubit sportiv të tenisit, në përbërje të Institucionit Herbert, të organizuar në Tiranë. Nga mbrapa ka vitin 1920, inicialet e prodhuesit në Tiranë, si edhe një shkrim disi të prishur. Une jam marrë me të ndonja tetë, apo nëntë vjet më parë, vetëm për ta konservuar, por jo per ta restauruar. Vula është prej gome. Në atë kohë vulat prodhoheshin me lateks gome, të marrë nga pema e kaucukut, butadien është përbërja kimike. Me kohë ka pësuar një deformim mekanik, i cili kërkon një punë restaurimi, që do të zgjasë në kohë.
Vula është në ruajtje në sistemin e muzeumeve të Shqipërisë, ku duhet të jetë dorëzuar në vitin 1946.
Lidhur me historinë, për të cilën ka hapësira për të kërkuar me shumë, po i drejtohem asaj çfarë ka botuar Z. Auron Tare në gazetën “Shekulli”, dt.15 mars 2008.
“Në këtë rast do te veçoja Aubrey HERBERT, një aristokrat anglez, oficer i Shërbimit Inteligjent Ushtarak me qendër në Kajro. Herbert, djali i dytë i Erlit IV Carnavon, (vëllai i tij Lordi Carnavon ishte zbuluesi i famshem i varrit të faraonit egjiptian Tutenkhamun), vinte nga një familje shumë e pasur dhe kishte eksperiencë në Lindjen e Mesme. Fliste disa gjuhë përfshirë këtu arabishten por dhe shqipen. Herbert u angazhua shumë në fatin e Shqipërisë para dhe pas Luftës se Parë Botërore dhe dosja e tij ka një sërë raportesh interesante mbi gjendjen e Shqipërisë para viteve 1920.”
Dhe nga korrespondenca: “Ledi Carnavon krijoi në kujtim të të birit institucionin Herbert. Në shtypin e kohës konfirmohet se institucioni dhe biblioteka që hapi Ledi Carnavon kishte edhe një fushë tenisi, që ishte përfshirë në sipërfaqen e këtij institucioni…”. Koloneli Herbert ishte i biri i Ledi Carnavon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *