Shqipëri 1916/ Ata ndërrojnë fare lehtë fenë, nisur nga dëshira për të mbetur të lirë

Në vitin 1916, pra në mes të Luftës së Parë Botërore, Shërbimi i Zbulimit i Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze përpilon një raport sekret për Shqipërinë, të cilin e emërton “Personazhet- Shqipëria – Fiset, Populli”. Kuptohet, raporte të tilla sidomos të shkruara në mes të një lufte botërore, s’kanë qëllime akademike, edhe pse shpesh ndodh që me to të punojnë akademikë të shquar, siç është e sigurt që raportinnë fjalë ekanë hartuar njohës padyshim mjaft të mirë të botës shqiptare. Qëllimi i raportit të Marinës Angleze ishte të jepte një vështrim panoramik për historinë dhe realitetin e një vendi fare pak të njohur, por që ishte kthyer në një ndër fushëbetejat mes ushtrive ndërluftuese. Në të njëjtën kohë, natyrshëm, krahas analizës së situatës së vendit, theksi vihet para së gjithash tek ato figura që, në sytë e anglezëve, kishin më shumë peshë e ndikim në jetën e vendit dhe që, rrjedhimisht, duheshin pasur në konsideratë në kohë të tilla të turbullta. Rezultati është një galeri mjaft e pasur, piktoreske e pse jo groteske, personazhesh, shumë syresh emra ende të njohur, por shpesh të ndryshëm…

Mungesa e unitetit kombëtar
Asnjëherë shqiptarët s’janë shfaqur si një komb, me përjashtim ndoshta, të një periudhe të shkurtër nën udhëheqjen e Skënderbeut heroik (1443-1467). Edhe pas pushtimit turk, elementi më vital në veri të vendit qe fisi, ndërsa në jug mbizotëronin ligjet lokale të vendosura prej çifligarëve apo bejlerëve. Ideja e unitetit apo pavarësisë kombëtare vazhdon të jetë diçka krejt e huaj për shqiptarin. Ajo s’dëshiron gjë tjetër veç që fisi i vet, apo beu të cilit i shërben, të jenë të lirë. Këto janë limitet e botëkuptimit të tij, duke bërë që qëllimi i tij kryesor të mbetet mposhtja e fqinjëve të tij rivalë, po shqiptarë. Me një fjalë, ajo që ka rëndësi për të është të jetë i pavarur në nivel lokal: dhe vetë besimet fetare s’janë veçse një mjet për t’ia arritur këtij qëllimi, çka ka bërë që ata ta ndërrojnë fare lehtë fenë, nisur nga dëshira për të mbetur të lirë. Falë ligjeve të rreptë që rregullojnë martesat mes fiseve, raca shqiptare, së paku në veri të vendit, ka një nivel të lartë fizik dhe intelektual. Ndonëse shqiptari shfaq shpesh një kokëfortësi idiote, dhe në kushtet primitive në të cilat jeton ai ka një ndjenjë të fortë nderi: ai pranon me gjithë qejf të bëhet kaçak, mjaft që të mos bjerë në skllavëri; e vret komshiun për gjakmarrje, vetëm nga frika se po mos e shleu fyerjen që i është bërë, mund ta marrin për frikacak; në shumë raste, kjo dëshirë për ta nxjerrë vazhdimisht kurajon në pah, ia bën krejt të pamundur jetën brenda fisit. E pret vdekjen me një ndjenjë të qetë fatalizmi, e cila mbështetet në besime e paragjykime, kotësinë e të cilave arrin shpesh ta kuptojë edhe vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *