AMARCORD- Edi Rama
Pak është folur për partizanët dhe dëshmorët që dolën nga rradhët e familjeve të mëdha shqiptare, apo të asaj që dikur cilësohej si “odshakësia shqiptare”. Një shembull i shkëlqyer është ai i Floresha (Lola) Myteveli-Mirahorit, pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek. XV. Gjyshja e saj ishte teze e vëllezërve Frashëri.
Nxënëse e shkëlqyer e liceut frëng të Korçës, u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, të cilën e ndihmonte edhe babai i saj, Hysen beu. Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola 19 vjeçare u pushkatua nga nazistët në gusht 1944, me këto fjalë të vyera në buzë, dëshmi e domethënies së luftës, për të rinjtë idealistë të asaj kohe:
“Jam luftëtare partizane dhe Liri-Demokraci kanë shumë kuptim në jetën time, më shumë kuptim se vetë jeta, të cilën i’a kam dedikuar Shqipërisë së lirë dhe popullit tim!”
#LavdiPerjete??⭐