Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, sjell në vëmendje një dokument me rëndësi sa i takon Nexhmije Hoxhës. Dokumenti vërteton që Nexhmije Hoxha ka qenë fashiste para se të bëhej komuniste.
Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”.
Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha.-shkruan Dervishi