Së shpejti, Shqipëria do të behet një pikë shumë e vizitueshme, me një përzierje të modernes e traditës, shtuar kësaj edhe peizazhin mahnitës që e ka bërë atë një prej vendeve që duhet parë patjetër në Europë. Me këto fjalë e nis artikullin për “Culturetrip”, Helen Armitage. Ajo këshillon që disa prej zonave shqiptare, nga Gjirokastra në Theth.
E nis me Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO, për arkitekturën osmane, kalon tek fshati piktoresk i Linit në Pogradec, mandej tek Kruja- muzeu historik, kalaja dhe pazari; dhe vijon me Sarandën, Beratin(me Osumin, Onufrin, Kishat bizantine), Ksamilin, Dhërmiun e Shkodrën, Korçën dhe Thethin. Jepet të gjitha veçoritë e zonave, nga bukuritë natyrore tek vlerat e trashëgimisë, peizazhi, kulinaria dhe një copëz historie. (Pasqyre.al)