Xhamia e 1600-ës, mes lagështirës e degradimit monumenti i kategorisë së parë

FB_IMG_1453283007985

“Xhamia e Gjin Aleksit, në fshatin Rusan të Delvinës është ndërtuar rreth viteve 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin. Objekti është monument kulture i kategorisë së parë. Për këtë objekt janë bërë punime restauruese në vitin 2007. Gjendja e monumentit sot paraqitet në fotot e këtij albumi që po i postojmë si një kartolinë urimi për Ministrinë e Kulturës”, – shkruan Forumi për Mbrojtjen e trashëgimisë duke ofruar edhe një album me foto ku monumenti shihet mes lagështirës dhe degradimit. Është nga objektet që përmban gërshetim kulturash nga ajo vendëse, në atë postbizantine, e deri otomane. Kjo xhami ka qenë e famshme për akustikën e saj të veçantë.(Pasqyre.al)

FB_IMG_1453283022220

FB_IMG_1453283013857

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *