Në sallonin e një shtëpie në një fermë skoceze, i riu James Ruben në ditën e martesës me të fejuarën e tij Effi, është duke dremitur në një kolltuk pranë zjarrit. Një silfidë (zanë e ajrit) e shikon me dashuri dhe i dhuron një puthje. James zgjohet por Silfida zhduket Në festën e martesës së James dhe Effi-t mblidhen miqtë mamaja e Eff- it, Gurn dhe magjistarja Magde. Madge i lexon dorën Effi-t duke i parashikuar një të ardhme të lumtur por jo me të fejuarin e saj por me Gurnin, James i nxehur e përzë nga shtëpia magjistaren plakë.
Kështi nis baleti “La Syplhide” që shënon rikthinin në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të balerinit të njohur, Eno Birko, prej kohësh larg kësaj skene.
Baleti vjen me pjesëmarrjen e solistëve të TKOB, ku: Sylphide (një zanë ajri)- Ledia Sulaj, Adela Muçollari; James Ruben (një fermer skocez)- Ervis Nallbani, Anxhelo Muçollari; Gurn (Shoku i Xhejmsit)- Lurdi Dodgjini, Enred Miholli; Effi (e fejuara e Xhejmsit)- Erisa Gina; Madge (magjistarja)- Alisa Gjoni; Nëna e Effi-t – Matilda Lamçe ndërsa solistë të tjerë janë Odeta Dishnica, Isida Mollaymeri, Elona Dervishi, Livia Lara.
“La Sylphidfe” është një nga baletet e para romantike La Sylphide me koreografi nga August Bournonville vihet në skenë për herë të parë në Kopenhagë në vitin 1836. Ky balet u bë themeli i traditës romantike të baletit. Kompozitori Lovenskiold e kompozoi muzikën për versionin e A. Bournonville, me qëllim krijiminn e një muzike të re, melodioze dhe dramatike të lidhur ngushtë me historinë e këtij baleti duke i dhënë ngjyrimet skoceze. Historia flet për Xhejmsin, një i ri skocez, i cili është duke dremitur në një kolltuk pranë zjarrit. Sylfida, një zanë ajri i afrohet dhe i jep një puthje… Xhejms magjepset nga zana dhe nuk mundet ti rezistojë tërheqjes së saj, duke braktisur të fejuarën e tij Effin në ditën e dasmës. Nga dëshira për ta bërë të tijën zanën e bukur, ai i beson magjistares Magde dhe pranon prej saj shallin magjik që do kthejë Silfidën në një qenie njerëzore. Me të hedhur shallin rreth krahëve zanës së bukur i shkëputen krahët dhe vdes. Nga larg Xhejms shikon vargun e dasmorëve që shkojnë për të festuar martesën e Effit me Gurnin. I mjerë, ai kupton që ka humbur gjithçka dhe shembet në tokë i pajetë.
Më muzikë të Herman Lovenskiold, libret të Adolphe Nourrit, koreografi të August Bournonville nën kujdesin e Enada Hoxhës baletmaestër Enada Hoxha si edhe me Orkestrën Simfonike të TKOB, me dirigjent Edmond Dokon, koncertmaester Enina LLozi, skenografi Zorz Drausnik e kostume të Elva Bellës.