Lumturimi i martirëve/ Del dokumenti i lirimit të Dom Anton Muzës

Arkivi Qendror i Shtetit në kuadër të lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri ka publikuar një dokument për njërin prej tyre.

Bëhet fjalë për certifikatën e lirimit nga burgu lëshuar për Dom Anton Muza.

(Dom Anton Muza / Muzaj është një nga 38 martirët e lumturuar nga Kisha Katolike në nëntor 2016. U gjykua dhe u lirua me kusht në janar të vitit 1948, por vdiq pas pak ditësh si pasojë e plagëve të shkaktuara nga torturat. Foto: AQSh.)

Homazhi i Arkivit, një rrëfim mbi diktaturën, bëhet dy ditë pas lumturimit, çka e ktheu vëmendjen edhe njëherë tek Shqipëria dhe dhuna çnjerëzore e komunizmit. Në meshën e së dielës, Papa Françesku i kujtoi nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan martirët, Shkodrën dhe Shqipërinë, duke u shprehur se 38 të Lumët pranuan torturën e vdekjen për të mos mohuar Zotin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *