Por si lindi kjo ide? Joe Boyd, ish-producenti i Pink Floyd, dhe inxhinieri legjendar Jerry Boys, u bashkuan me Edit Pulën dhe Andrea Goetler në Tiranë për të regjistruar disa muzikantë të mëdhenj të sazeve të Përmetit dhe Korçës.
Joe Boyd thotë se “në çerekun e parë të shekullit të kaluar, jeta urbane lulëzoi pasi miliona njerëz migruan nëpër qytete. Jazz, tango, flamenco, Cuban Son, Sevdah boshnjake dhe shumë forma të tjera të mëdha muzikore u rritën në këtë hulli të rrënjëve rurale që përplasen me jetën urbane. Nga këto stile lindën yje të reja në industrinë e regjistrimit”.
Sipas tij, një nga më të njohurit janë Sazet e muzikës së Shqipërisë së Jugut, të cilat kanë lulëzuar për më shumë se një shekull në qytetet e bukura të Korçës, Përmetit dhe Beratit.
Virtuozët shqiptarë pjesë e këtij ansambli janë: Adrianna Thanou, Agim Nasi, Agron Murat, Aurel Qirjo, Donika Pecallari, Pellumb Meta, Robert Tralo, Telando Feto. Dhjetorin e kaluar ne të gjithë u mblodhëm në Korçë për luajtur.
Me ekspertizën lokale të Edit Pules dhe Andrea Goertler, ky projekt do të krijojë një monument zëri për këtë muzikë të bukur e cila vjen nga qoshet e fundit të panjohura të kulturës muzikore evropiane.
Ky do të jetë koncerti i tyre i parë, dhe do të pasohet me të tjerë pasi grupi do të vijojmë më koncerte në Angli dhe Europë, ne vitin 2017.