Ndryshe nga koha e Esad Pashës…

Nga Artan Lame
THEN / NOW
Thonë se Esad pasha ka qenë ndër të parët qeveritarë të këtij vëndi, që kish zakonin e keq të jepte mend se si duan bërë binatë e si duan hequr vizat në hartë.
Mirëpo ka edhe raste të përkundërta. Restaurimi dhe rikonstruksioni i Ministrisë së Brendshme të Tiranës, është nga ato raste të ndryshme, ku çdo gjë shkoi për së mbari për dy arsye të vetme.
E para, se Ministri i Brendshëm u la udhë të lirë projektonjësve dhe, më pas edhe ndërtonjësve që kryen punimet, duke u kujdesur vetë vetëm që çdo gjë të shkonte përpara me qetësi.
Përtej broçkullave të Saliut për “shpenzime lluksi”, e them me përgjegjësi që rikonstruksioni i pabërë asnjëherë i kësaj godine 80-vjeçare, është një punë e bërë në kohën e duhur dhe, në kërë rast, edhe në mënyrën e duhur.
Që tani godina masive e sapopërfunduar ngjan ndryshe nga të tjerat, faji s’është i saji, por i të tjerave që duan sjellë edhe ato një orë e më parë në sërën e saj.
Duke sjellë këtu një çift fotosh “Then/Now” 1939/2016, s’më mbetet veç t’u uroj punë në mbarë gjithë punonjësve të asaj Ministrie, që prej Ministrit e deri te polici që rri te dera.
A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *