Nis projekti i Pazarit të Gjirokastrës, si i mbijetoi zhbërjes qyteti

Takohemi në Gjirokastër, shkruan Ministria e Kulturës duke njoftuar se po i afrohemi një dite të shumëpritur nga ju vetë që i jepni jetë atij qyteti dhe nga të gjithë shqiptarët që sytë i kanë nga Gjirokastra! Dita e hapjes së kantierit të parë të restaurimit të Pazarit, është e diela e 25 shtatorit 2016, ndërsa të martën, datë 20 shtator, ora 11.00 jepen informacionet e fundit para se të hapet kantieri i rilindjes urbane e kulturore të Gjirokastrës, pas 3 vitesh punë me ashkëpunëtorë të ndryshëm.
Kjo nisje shërben edhe për te kujtuar se cfare ka kaluar Gjirokastra dhe Ministria i rendit si vijon:

– Korrik 2013 shteti shqiptar rrezikonte të merrte nga UNESCO damkën e turpit për mungesë të plotë vëmëndje, përgjegjësie dhe zbatimi të ligjit të trashëgimisë
– Tetor 2013, KKT vendosi moratoriumin për pezullimin e lejeve të ndërtimit në të gjitha zonat e trashëgimisë kulturore, me përparësi Gjirokastrën duke i thënë stop njëherë e përgjithmonë barbarisë së ndërtimeve pa leje në trashëgiminë kulturore.
– Nëntor 2013 rimorëm të gjitha marrëdhëniet me UNESCO duke iu përgjigjur me transparencë, korrektësi dhe profesionalizëm të gjitha kushteve dhe detyrimeve që shteti shqiptar ka marrë përballë ligjit, qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
– Janar 2014 pergatitëm listën e emergjencës dhe të objekteve më të rrezikuara.
– Shkurt 2014 dorëzuam në UNESCO raportin e detajuar për masat e marra dhe planin e ndërhyrjeve mirëmbajtëse në Gjirokastër
– Mars 2014 çdo ndërhyrje dhe çdo meremetim në Gjirokastër u fut në kontrollin e rreptë të Institutit të Monumenteve dhe të Ministrisë së Kulturës
– Prill 2014 u ndërtua strategjia financiare për të shpëtuar GJirokastrën boll të rrënuar prej harrimit dhe mungesës së mirëmbajtjes me gjithë 1 milion eurot të hedhura “për restaurime” në vitin 2009, por që mesa dukej kishin shkuar në drejtim të paditur.
– Maj 2014 Kryeministri Rama dhe Ministrja Kumbaro inspektuan Gjirokastrën me Kryetarin e Bordit të Fondacionit shqiptaro- amerikan për zhvillim dhe u dakordësuan për nevojën urgjente të ndërhyrjes në Gjirokastër, për t’i rikthyer asaj vlerat historike dhe kulturore, për t’u dhënë shansin e merituar gjirokatritëve, dhe për ta kthyer Gjirokastrën në një qytetin më të vizituar nga turistët.
– Korrik 2014 – nëntor 2015 u krye inventarizimi dhe diagnostikimi i çdo banese, rruge, çatie të Gjirokastrës. Punohet derë më derë dhe çati më çati për të shpëtuar nga shembja dhjetra objekte në gjendje shumë të rëndë.
– Prill 2015 – rehabilituam Kalanë e Gjirokatrës dhe ndërtuam skenën e re të ArgjiroFest
– Maj 2015 – organizuam në Gjirokastër Festën më të madhe të trashëgimisë kulturore jomateriale, Festivalin Folklorik ArgjiroFest_ON ku per 7 ditë e 7 netë Gjirokastra tregoi se ishte në gjendje të priste mijëra vizitorë e turistë dhe t’i mbresonte ata.
– Qershor 2015, pas një pune 1 vjeçare me Vendim të Këshillit të Ministrave u aprovua rregullorja e re e Qendrës historike të Gjirokatrës
– Korrik 2015 – Komiteti Botëror i Trashëgimisë mori vendimin dhe e hoqi Gjirokastrën nga lista e qendrave të rrezikuara duke përgëzuar qeverinë shqiptare dhe Ministrinë e Kulturës për ecurinë e reformave në adminstrimin e Trashëgimisë Kulturore
– Nëntor 2015 – në bashkëpunim dhe me financim të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim organizohet konkursi për projekt zbatimin e restaurimit të Pazarit të Gjirokastrës dhe fillon puna për hartimin e projektit që do e ktheje Qendrën historike në zonë këmbësore turistike.
– Dhjetor 2015 – Ministria e Kulturës dhe Atelier Albania organizuan konkursin ndërkombëtar për projektin e unazës së Qendrës historike të Gjirokastrës dhe në konsultë me UNESCO
– Janar 2016 Qeveria shqiptare filloi
– bashkëpunimin me një tjetër partner strategjik për Gjirokastrën, Banka Botërore për të shtrirë projektin e restaurimit përtej Pazarit
– Maj – Korrik 2016 u prezantua në Qeveri, në Këshillin Kombëtar të Restaurimit dhe në Këshillin Kombëtar të Territorit projekt zbatimi për restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës
– 25 shtator 2016 Qeveria shqiptare së bashku me partnerin e saj të rëndësishëm, Fondacioni Shqiptaro -Amerikan për zhvillim, do të vendosin gurin e parë të këtij kantieri historik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *