Ekonomia blu, bashkëveprimi mes territoreve, ruajtja e mjedisit dhe turizmi i qëndrueshëm janë katër shtyllat mbi të cilat mbështetet marrëveshja e bashkëpunimit ndërkombëtar firmosur mes Rajonit të Pulias dhe Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, nga Presidenti i Regione Puglia, Michele Emiliano dhe ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Ministrja Kumbaro e quajti këtë “Një marrëveshje të rëndësishme, sepse kështu shkohet më shpejt nga Puglia në Shqipëri, përmes dhe falë kulturës.
Ne kemi zgjedhur për të shqyrtuar dhe zhvilluar atë që përfshihet në fushën e kulturës në kuptimin e gjerë dhe aktual të fjalës. Ne nuk mund të flasim sot për kulturën si vetëm art ose vetëm për trashëgiminë kulturore, pa e lidhur me turizmin.
Dhe Rajoni i Pulias është një shembull i mirë për tu ndjekur edhe në Shqipëri, që gjithnjë e më shumë po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik”.
Kultura – vijoi ministrja Kumbaro – sot është kthyer në një shtyllë te rëndësishme e Evropës “.
Ndërsa Presidenti i Rajonit të Pulias tha se “Nënshkrimi i marrëveshjes, është një akt i rëndësishëm që mund të jap rezultate të mëdha.
Edhe pse rezultatet e gjërave të mëdha nuk shihen menjëherë. Kompanitë e mëdha kanë nevojë për vendosmëri të madhe, për shkak se rezultati përfundimtar nuk shihet menjëherë.
Gjërat e mëdha kanë nevojë për mendime, për këshilla. Bashkimi Evropian lejon që shumë prej nesh, shumë rajone të vogla, si dhe shumë biznese e subjekte të vogla, që nuk do të kishin asnjë shans të dëgjoheshin, kenë një zë.
Presidenti Emiliano, vazhdoi duke thene se ne fakt, “me këtë strategji, Bashkimi Evropian i ka besuar Pulias një detyrë me një përgjegjësi e madhe, të cilën ne jemi duke kryer me saktësi dhe madje me kënaqësi. Ky vektor mes kulturës dhe turizmit karikon me shpresë ekonomitë e vendeve tona dhe është një element i rëndësishëm, për shkak se krijon vende pune dhe lejon një numër të pafund të talenteve që rriten, të gjejnë vendin ku të aplikojnë pa u konsideruar si gjinkalla me kitarë, sepse ata që përfshihen në fushën e kulturës nuk janë një gjinkallë me kitarë, por një punëtor i përparimit dhe i qytetërimit”. /Pasqyre.al