Mesazhi i Musolinit për të ardhmen, zbulohet poshtë obeliskut të Romës

Një tekst i fshehur nën një obelisk në Romë hedh dritë të re mbi regjimin fashist të Benito Musolinit dhe se si dëshironte ai që të shihej regjimi nga brezat e ardhshëm. I shkruar në latinisht e në pergamenë, teksti është varrosur së bashku me disa monedha floriri në bazën e obeliskut të Musolinit në kompleksin sportiv “Foro Italico” në Romë. Kjo është një mënyrë për të lavdëruar fashizmin dhe bëmat e Musolinit. Ekzistenca e tyre u zbulua nga dy studiues. Bettina Reitz-Joosse dhe Han Lamers janë të parët që do të përkthejnë dhe studiojnë në detaje “Codex Fori Musolinin”, i cili, pavarësisht se është ‘varrosur’ në bazamentin e monumentit 300-tonësh që dëshmonte fuqinë e fashizmit, kur u ndërtua në vitin 1932, ka qenë pothuaj i harruar në dekadat e mëpasshme. Ata kanë bashkuar atë që mendojnë se është versioni i saktë i tekstit – i cili mbetet në bazë të obeliskut – nga tre burime të panjohura që gjenden në bibliotekat dhe arkivat e Romës.

ÇFARË SHKRUHET NË TEKST

Teksti lëvdues me 1200 fjalë është shkruar nga një studies, Aurelio Giuseppe Amatuçi dhe është në tri pjesë. E para është një histori e përgjithshme e arritjeve të fashizmit dhe rritjes së Musolinit. Ajo përshkruan Italinë si në prag të katastrofës pas Luftës së Parë Botërore, Itali që u shpëtua nga Musolini duke “rigjeneruar vendin me anë të aftësive të tij mbinjerëzore dhe vendosmërisë”, tha Dr Lamers, i cili punon në Humboldt University në Berlin dhe Universitetin Katolik të Leuven. “Teksti paraqet Musolinin si një lloj perandori të ri romak, por edhe, duke përdorur gjuhën biblike, si shpëtimtar i popullit italian”. Pjesa e dytë ka të bëjë Organizatën e Rinisë Fashiste (obelisku është ndërtuar në selinë e saj) dhe programet rinore. Pjesa e tretë ka të bëjë me ndërtimin e ‘Foro Italico’ – i njohur më pas si Foro ‘Musolini’ – dhe ngritjen e obeliskut./Pasqyre.al

Benito Mussolini

Obelisk within the Foro Mussolini complex

Construction of the Mussolini Obelisk in Rome in about 1932

Mussolini Obelisk in Rome

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *