Restaurimi i një kishe ka çuar në zbulimin e dëshmive të reja e të panjohura mbi historinë.
Bëhet fjalë për një kishë që gjendet në Prizren e që hedh poshtë, siç nënkuptohet, pretendimet serbe që zhpesh i veshin kishat me përkatësi serbe.
“Gjatë punimeve për restaurimin e konkatedrales të Prizrenit, zbulohen strukturat e një kishe paleokristiane në bazamentin e saj.
Nisur nga trashësia shumë e madhe e mureve që pashë, i bie qe struktura të ketë qenë me qemer, pra mjaft e rëndësishme; dhe kjo, para mbërritjes se sllavëve aty (të cilet gjejnë një truall dhe gjindje krejtësisht të krishterizuar).
Rrënojat paleokristiane, janë dëshmi e stuhisë mes krishtërimit ballkanik-arbëror dhe paganizmit sllavonik-serb”, shkruan arkitekti e studiuesi Artan Shkreli.
Interesit mbi betonin që duket në foto, Shkreli i është përgjigjur: “Ka një shtresë 5 cm me beton të ri mbi betonin ekzistues të çukitur. Sa i takon pusit, është vetëm një mbathje e hollë vertikale, që gjithësesi mirë do ishte të bëhej me tullë o gur. Kur të ndërmerren një ditë punime gërmuese (dhe për këtë duhen para dhe bllokim i kishës për një ose dy vjet) hiqet shtresa e betonit dhe bëhet gërmimi për strukturat që janë 25 cm nën nivelin e betonit”./Pasqyre.al