Dëgjesë publike për Muzeun “Gjethi”- ish selia e përgjimeve

Pas përfundimit të fazës së parë dhe të dytë të rehabilitimit të ndërtesës, Muzeu “Gjethi” – një projekt për t’u përballur me hijet e së shkuarës të terrorit komunist ka kaluar në fazën e tretë të muzealizimit . Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me një grup ekspertësh ka qenë në bashkëpunim me ekspertë të SHISH dhe të Ministrisë së Brendshme, për të mbledhur dokumentacion dhe objekte, për të përgatitur konceptin, përmbajtjen dhe projektin e muzealizimit.
Organizohet në këtë fazë dëgjesa e parë publike, për të treguar se e keqja nuk duhet fshehur, për të mos mbajtur as ngrehina dhe as dosje të mbyllura.
Pjesëmarrës në dëgjesën publike grupi i punës : Bashkim Shehu, Gëzim Qendro, Artan Puto, Fabian Kati dhe Eldon Gjika.
Të ftuar në këtë dëgjesë përfaqësues të shoqatës të përndjekurve politikë, ish-të burgosur politik, të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, shoqata e të drejtave të njeriut, historianë, opinionistë, etj.
Ministria e Kulturës do të vazhdojë të japë kontributin e saj në ngritjen e institucioneve të kujtesës që eksplorojnë historinë e komunizmit shqiptar nga viti 1945 deri në vitin 1989, me synim ngritjen e vetëdijes publike përmes materialeve të dokumentuara dhe ekspozitave të ndryshme. Këto institucione do të jenë pjesë e promovimit të debatit dhe shkëmbime idesh mbi format e shtypjes në diktaturë, si dhe pasojat që vijnë nga persekutimi politik , me qëllim informimin e brezave të rinj me të kaluarën e vendit, por edhe ballafaqimin e atyre brezave që arritën ta përjetonin diktaturën komuniste me këtë të kaluar të vështirë.
Dëgjesa publike mbahet nesër- 30 gusht 2016, ora 10:00, Salla Auditorium, Biblioteka Kombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *