Dy bankat e para në Shqiperi, u ndërtuan në Durrës dhe Korçë më 1927.
Imazhet e tyre ruhen ende si edhe godinat paçka funksionit që kanë sot a gjendjes së tyre aktuale.
Arkitekti Artan Shkreli sjell në kujtesë se ato godina të ndërtuara para viteve 1940 janë punë e një arkitekti të huaj. “Arkitejti i tyre ishte italiani me origjine hebreje Vittorio MORPURGO (i njëjti do projektonte më pas dhe “Bankën Kombëtare tëShqipnis”)”, -thotë ai.