Zonja e dokumentarëve

Është përcjellë për në banesën e fundit një nga regjisoret e pakta të zhanrit të filmit dokumentar shqiptar, zonja Marianthi Qemo, e ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Komuniteti i artistëve, ish-kolegët e Kinostudios dhe stafi i AQSHF-së shprehin dhimbje për humbjen e saj dhe ngushëllime familjes dhe të afërmve.

Marianthi Xhako Qemo lindi në qytetin e Beratit në vitin 1936. Pasi kreu studimet e larta për regjisurë në Institutin Kinematografik të Moskës në Rusi, filloi pune në vitin 1960 si regjisore në Kinostudion “Shqipëria e re”. Gjatë më shumë se tri dekadave Marianthi realizoi shumë filma dokumentarë e kronikalë, ku më të spikaturit janë: “Qyteti i një mbi një dritareve”, “Reportazh nga Kurbneshi”, “Burim i pashtershëm”, “Nënë Shqipëri” (mbi motivet e poemës me të njejtin titull të Dritëro Agollit), “Viti 1924”, “Margarita dhe Kristaqi”, “Hasan Prishtina”, “Piktori Buza”, “Tefta Tashko” etj. Në krijimtarinë e Marianthit, përveç artit dhe talentit frymëzues, spikat patriotizmi dhe ndjenja e dashurisë për Shqipërinë dhe njeriun e thjeshtë. Për kontributin e saj në artin kinematografik, Marianthi është nderuar me titullin “Artiste e Merituar” si dhe me disa çmime në festivalet e filmit. Ajo është regjisorja e parë dhe një nga më të talentuarat e zhanrit të dokumentarit shqiptar.

FB_IMG_1498032527309

FB_IMG_1498032524331

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *