Brian May ka zbuluar për publikun se një asteroid do të mbajë emrin e shokut të tij të grupit Queen, Freddie Mercury në përkujtim të ditëlindjes së 70-të të tij, e cila ishte dje më 5 shtator. Mercury vdiq në vitin 1991 në moshën 45 vjeçare për shkak të komplikimeve nga Aids, por ai mbetet një ikonë e rrokut britanik.
Asteroidi që do të quhet “FreddieMercury 17473 ‘, u zbulua për herë te pare në vitin e vdekjes së legjendës së Queen, Freddie Mercury.