Pas prezantimit të saj zyrtar në krye të TKOB, Zana Çela ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë konkurimit për postin e drejtoreshës.
“Te dashur miq kam ndaluar prej 20 ditesh komunikimin me ju pasi gjate kesaj periudhe u perfshiva ne procesin e konkurimit per postin e drejtorit te pergjithshem te TKOBAP,dhe nuk e pashe korrekte t’jua beja me dije pasi nuk doja qe opinionet tuaja miqesore te ndikonin ne procesin e konkurimit.
I falenderoj shume te gjithe qe vleresuan platformen time te menaxhimit!
Falenderoj shume te gjithe artistet dhe punonjesit e TKOBAP qe sot priten aq ngrohte prezantimin tim, nga ana e Ministres se Kultures, Znj. Mirela Kumbaro!”, shkruan Çela.
Më tejk drejtoresha e re e TKOB, shkruan se ajo do të japë maksimumin ne krye të TKOB, ndërsa ka lajmëruar edhe dorëheqjen nga postet e tjera që ajo mbante.
Do bej maksimumin qe eksperiencen 25 vjecare si menaxhere dhe producente eventesh per artin dhe median, ta ve ne sherbim te ketij institucioni dhe artisteve te tij.
Dua te bej publike faktin se kam depozituar doreheqjen time nga te gjithe aktivitete e tjera qe nuk perputhen me statusin e drejtorit te institucionit kombetar publik, perfshire ketu edhe Festivalin Nderkombetare Operistik “Marie Kraja”. Por duhet te jene te tjere artiste qe ta vazhdojne ate, sepse vendi yne dhe talentet e reja e meritojne kete.”, perfundon drejtoresha e TKOB.